Topic outline
Ky material synon t’i ofrojë publikut informacion mbi mundësitë e raportimit të mbrojtur të korrupsionit në Shqipëri. Këtu mund të gjeni se çfarë do të thotë raportim i mbrojtur, kush mund ta raportojë korrupsionin, dhe cilat shkelje mund të raportohen. Gjithashtu, ju mund të gjeni informacion se si t’i raportoni shkeljet dhe kujt t’i raportoni. Materiali më poshtë ofron informacion mbi mundësinë e mbrojtjes, ndaj veprimeve të dëmshme që mund të ndërmerren për të penguar raportimin e shkeljes, ose hakmarrjen si rezultat i raportimit.
Bazuar në materialin më poshtë, ju mund të vlerësoni informacionin tek i cili keni qasje, që mund të tregoj korrupsion, dhe të vendosni nëse ky informacion siguron baza për raportim të mbrojtur të korrupsioni, dhe cilat janë pasojat e mundshme të raportimit të korrupsionit dhe abuzimi me raportimin e korrupsionit.
Ky material është përgatitur mbështetur në legjislacionin në fuqi, kryesisht mbi Ligjin për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Informacioni i dhënë nuk është këshillë ligjore, dhe për rrjedhojë rekomandohet konsultimi në detaje i legjislacionit, dhe adresimi i autoriteteve kompetente për udhëzime specifike. Materiali ofron informacion mbi insitucionet përkatëse të cilat ofrojnë ndihmë juridike për sinjalizuesit.