Informacion kyç mbi sinjalizimin
Sinjalizimi është raportimi i informacionit tek njësia përgjegjëse e autoritetit publik ose subjektit privat ku sinjalizuesi punon, ose tek Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILKKPKI), në lidhje me veprime apo praktika të dyshuara korrupsioni, të kryera në vendin e tij/saj të punës, në autoritetin publik apo subjektin privat. Punonjësit në sektorin publik dhe privat mund t’i fryjnë bilbilit. Kjo përfshin punonjësit pa pagesë, aplikantët, si dhe ish të punësuarit në sektorin publik ose privat. Megjithëse, ligji shprehet që është i zbatueshëm për të gjithë individët pavarësisht nga natyra e marrëdhënies së punës, nuk shprehet nëse aplikohet për kontraktorët, kursantët, ose anëtarët e trupave drejtuese. Ligji zbatohet tek autoritetet publike dhe subjektet private. Ligji e përkufizon “autoritetin publik” në përputhje me Ligjin për të Drejtën e Informimit. Prandaj, autoriteti publik përfshin organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të prokurorisë, organet e njësive të qeverisjes vendore, si dhe ente te tjera publike të përcaktuara nga ligji. Sipas ligjit, “subjekt privat”, është personi juridik privat, sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, përfshirë tregtarin, sipas ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Ligji nuk mbron qartësisht personat të cilët e ndihmojnë sinjalizuesin për të raportuar, as ata të cilët perceptohen se do t’i fryjnë bilbilit ose ata të cilët gabimisht perceptohen se i kanë fryrë bilbilit. Identiteti i sinjalizuesit nuk mund t’u bëhet i ditur personave të tretë pa pëlqimin me shkrim të sinjalizuesit, ose kjo mund të bëhet vetëm në përmbushje të një detyrimi ligjor. Personi i ngarkuar me marrjen e informacionit konfidencial gjatë hetimit administrativ duhet ta përpunojë informacionin në mënyrë konfidenciale. Në rast të shkeljes së detyrimit për ruajtjen e konfidencialitetit të identitetit ose të dhënave personale të sinjalizuesit, çështja i referohet Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (https://www.idp.al/). Në përputhje me ligjin, shkelja e detyrimit për ruajtjen e konfidencialitetit, dënohet me gjobë nga 150 000 deri në 300 000 lekë. Një person i cili synon të sinjalizojë një veprim ose praktikë të dyshuar të korrupsionit duhet të ketë shkaqe të arsyeshme për ta ndërmarrë këtë akt. Kjo do të thotë që sinjalizuesi duhet të jetë i sigurt që ka ndodhur ose pritet të ndodhë një shkelje. Pra, vetëm dyshimi nuk mjafton. Sinjalizuesit i ofrohet mbrojtja për sinjalizimin e kryer në kushtet e mirëbesimit, të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni sipas ligjit. Sinjalizuesi konsiderohet se ka vepruar në mirëbesim, nëse ka shkaqe të arsyeshme për të besuar së është duke sinjalizuar një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni, si dhe: Sinjalizuesi prezumohet të jetë në mirëbesim, derisa nuk provohet e kundërta nga njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja. Njësia përgjegjëse në autoritetin publik ose subjektin privat, ose ILDKPKI-ja ka të drejtë të mos fillojë hetimin administrative nëse: Sipas ligjit, sinjalizuesit i ofrohet mbështetje nëse sinjalizimi është kryer në kushtet e mirëbesimit, derisa nuk provohet e kundërta. Ligji konsideron se sinjalizuesi ka vepruar në mirëbesim kur sinjalizimi nuk kryhet në mënyrë abuzive, shpifëse ose sinjalizuesi nuk mashtron mbi informacionin e sinjalizuar. Kjo nënkupton që motivimi i sinjalizuesit do të vihet në gjyq. Sinjalizuesi nuk e humbet të drejtën e mbrojtjes nëse nuk e dinte ose nuk kishte mundësi objektive për të ditur se informacioni i sinjalizuar nuk ishte i vërtetë ose i saktë, ose në rast se nga hetimi rezulton se nuk është kryer një vepër penale e korrupsionit. Sinjalizuesi prezumohet të jetë në mirëbesim, derisa nuk provohet e kundërta. Në rast se njësia përgjegjëse nuk merr menjëherë masat, kërkesa për mbrojtje paraqitet tek Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI, https://www.ildkpki.al/). Nëse në përfundim të hetimit administrativ të realizuar nga ILDKPKI-ja, rezulton se është kryer një akt hakmarrje ndaj sinjalizuesit, ILDKPKI-ja urdhëron autoritetin publik apo subjektin privat për marrjen e të gjitha masave për riparimin e shkeljes së kryer. Në rast të mos riparimit të shkeljeve të kryera, sinjalizuesi mund t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar shpërblim për dëmin e pësuar nga akti i hakmarrjes. Mbrojtja përfshin, por pa u kufizuar në, shkarkimin nga puna, pezullimin nga puna ose të një ose më shumë detyrave, transferimin, uljen në detyrë, uljen e pagës, humbjen e statusit dhe të privilegjeve, mosngritjen në detyrë dhe heqjen e të drejtës për të marrë pjesë në trajnime, vlerësim negativ të performancës. Ligji nuk parashikon imunitet të sinjalizuesve ndaj përgjegjësive disiplinore, civile apo penale në lidhje me sinjalizimin e shkeljeve.