Topic outline
Kjo përmbajtje synon t'i ofrojë publikut informacion mbi mundësitë e mbrojtjes së raportimit të korrupsionit në Kosovë. Këtu mund të mësoni se çfarë do të thotë raportim i mbrojtur, kush mund të raportojë korrupsionin dhe cilat shkelje mund të raportohen. Ju gjithashtu mund të mësoni se si t'i raportoni shkeljet dhe kujtë të i drejtoheni. Përmbajtja e mëposhtme ofron informacion mbi mundësitë e mbrojtjes kundër veprimeve të dëmshme që mund të ndërmerren për të penguar raportimin e shkeljes ose hakmarrjen si rezultat i raportimit.
Bazuar në informacionin e mëposhtëm, ju mund të vlerësoni informacionin që keni në dispozicion që mund të tregojë korrupsion dhe të vendosni nëse informacioni juaj ofron një bazë për raportimin e mbrojtur të korrupsionit dhe cilat janë pasojat e mundshme të raportimit të korrupsionit dhe abuzimit të raportimit të korrupsionit.
Kjo përmbajtje është përgatitur në bazë të rregullores në fuqi, në radhë të parë Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Informacioni i dhënë nuk shërben si këshillë ligjore dhe për këtë arsye rekomandohet konsultimi i rregullores në detaje dhe adresimi i autoriteteve kompetente për udhëzime specifike. Kjo përmbajtje ofron informacion në lidhje me institucionet përkatëse që ofrojnë ndihmë juridike për sinjalizuesit.