Procedurat e sinjalizimit
Për rastet e sinjalizimit të jashtëm, sinjalizuesi në sektorin publik, e shpalosë informacionin tek Agjencia Kundër Korrupsionit derisa sinjalizuesi në sektorin privat, e raporton shkeljen tek Inspektorati i Punës. Shpalosja e informacionit është gjithashtu një prej llojeve të sinjalizimit. Shpalosja nënkupton bërjen publike të informacionit në media, tek organizatat joqeveritare, përmes internetit, në një mbledhje publike, ose në ndonjë mënyrë tjetër që e bën informacionin publik. Punëdhënësi publik i cili ka më shumë se pesëmbëdhjetë (15) të punësuar është i obliguar të caktojnë zyrtarin përgjegjës dhe ta publikojë emrin e zyrtarit përgjegjës në faqen zyrtare. Nëse punëdhënësi nuk ka caktuar zyrtarin përgjegjës (për shkak se nuk ka qenë i obliguar apo për shkak se nuk e ka zbatuar këtë obligim) atëherë ju mund të sinjalizoni tek drejtuesi i institucionit publik. Punëdhënësi në sektorin privat, i cili ka më shumë se pesëdhjetë (50) të punësuar është i obliguar të caktojnë zyrtarin përgjegjës dhe ta njoftojë stafin lidhur me zyrtarin përgjegjës. Nëse punëdhënësi nuk ka caktuar zyrtarin përgjegjës (për shkak se nuk është i obliguar apo për shkak se nuk e ka zbatuar këtë obligim) atëherë ju mund të raportoni tek drejtuesi i institucionit privat. Sinjalizuesi mund të paraqesë një raport direkt te menaxheri i personelit, në rast se ai/ajo: Nëse sinjalizimi ka të bëjë me titullarin e institucionit, sipas Ligjit, sinjalizuesi mund të bëjë drejtpërdrejt sinjalizimin e jashtëm. Informacioni i raportimit duhet të jetë i kuptueshëm dhe duhet të përmbajë të dhënat për personin kundër të cilit është bërë raportimi, si dhe faktet që disponon sinjalizuesi. Raporti mund të dorëzohet me shkrim, me postë ose me e-mail dhe gojarisht. Për raportimin e brendshëm në sektorin publik, sinjalizuesi mund të përdorë formularin për raportimin në interes publik. (Ky formular gjindet tek Të dhënat të cilat kërkohen në këtë formular janë emri i personit raportues, kontaktet, data e dorëzimit, pëlqimi për zbulim të konfidencialitet (në përgjithësi apo vetëm në raport me autoritetet e tjera kompetente), emri i entitetit me të cilin sinjalizuesi është në marrëdhënie të natyrës së punës, natyra e marrëdhënies së punës, përshkrimi i shkurtër i pretendimeve apo çështjes shqetësuese dhe provat dhe burimet e informacionit të cilat duhet të konsultohen. Për sa i përket sinjalizimit në sektorin publik, zyrtari përgjegjës siguron mbajtjen e një regjistri të raporteve të sinjalizuesve për institucionin. Sipas Rregullores, regjistri është i sigurt, me qasje vetëm nga zyrtari përgjegjës. Gjithashtu, punëdhënësi krijon një kod protokolli të posaçëm për rastet e sinjalizimit dhe siguron një sirtar të veçantë dhe të sigurt për arkivimin e dosjeve të rasteve të sinjalizimit brenda arkivit të institucionit, me akses vetëm nga zyrtari përgjegjës. Nëse sinjalizuesi ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti i tij/saj, emri i sinjalizuesit nuk do të përfshihet në raportin për hetimin e raportit të sinjalizuesit, por vetëm në regjistër. Zyrtari përgjegjës zhvillon procedurën e paraparë me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Në rastin e sektorit publik, përveç Ligjit, zyrtari përgjegjës zhvillon procedurën e paraparë me Rregulloren për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit. Kjo rregullore vlen vetëm për sektorin publik. Sipas ligjit, secilës palë pjesëmarrëse në hetimin administrativ i garantohet një proces i rregullt në pajtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, dhe pala: 1) mund të paraqesë deklaratë me shkrim; 2) mund të paraqesë prova ose mendime; 3) mund të konsultohet me dosjen e hetimit; 4) ka të drejtë të dëgjohet në lidhje me pretendimet e tij. Në rastet e sinjalizimit në sektorin publik, pas marrjes së informacionit, zyrtari përgjegjës kryen një vlerësim fillestar të raportit të marrë. Një raport nuk do të hetohet në rastet e mëposhtme: Në raste tjera raportimi duhet të hetohet. Sipas ligjit, procedura e brendshme e hetimit administrativ të sinjalizimit inicohet nga momenti i raportimit të informacionit të sinjalizuar. Brenda afatit prej 15 ditëve, sinjalizuesi duhet të njoftohet për pranimin apo refuzimin e raportimit të tij. Nëse nuk ndërmirren veprimet pas raportimit të informacionit, ligji parasheh gjobë në lartësi nga 500 deri në 20.000 euro. Procedura e hetimit administrativ në lidhje me sinjalizimin duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, por në çdo rast, jo më vonë se 45 ditë nga momenti i raportimit, përveç se kur nga rrethanat e rastit kërkohet shtyrja e afatit, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 45 ditë. Punëdhënësi është i detyruar të marrë masa të menjëhershme, sa më shumë që të jetë e mundur, për të parandaluar ose shuar pasojat e dëmshme të sinjalizimit. Sipas ligjit, nëse në përfundim të procesit të hetimit administrativ të sinjalizimit nga punëdhënësi, rezulton se veprimi ose praktika e dyshuar e raportuar përbën ose mund të përbëjë shkelje ligjore, punëdhënësi njofton organin kompetent. Për të parandaluar konfliktin e interesit në adresimin e rasteve të sinjalizimit të jashtëm mbrojtja nga konflikti i interesit, në pajtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, aplikohet, dhe lidhet, mes tjerash me Agjencinë kundër Korrupsionit dhe Inspektoratin e Punës. Informata duhet të jetë e kuptueshme dhe duhet të përmbajë të dhënat e personit kundër të cilit paraqitet sinjalizimi si dhe faktet të cilat i disponon sinjalizuesi. Sipas ligjit, sinjalizimi mund të paraqitet me shkrim, me postë, e-mail apo gojarisht. Formulari i raportimit për raportimin e jashtëm për sektorin publik është në dispozicion në: Rregullorja e Agjencisë Kundër Korrupsionit kërkon mbajtjen e shënimeve të përditësuara për rastet e raportuara. Sinjalizuesi duhet të njoftohet për pranimin ose refuzimin e sinjalizuesit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e marrjes së raportit të sinjalizuesit. Në rastet e sektorit publik, Agjencia Kundër Korrupsionit shqyrton rastet e sinjalizimit që hyjnë në fushëveprimin e saj (për shembull, parandalimi i konfliktit të interesit). Nëse Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka autoritet për të vepruar, ajo ia përcjell informacionin autoritetit kompetent (për shembull Policisë ose Prokurorit të Shtetit në rastet e veprave penale) pa vonesë, si dhe informon sinjalizuesin për këtë veprim. Agjencia Kundër Korrupsionit/Inspektorati i Punës është i detyruar të marrë masa të menjëhershme sa më shumë që të jetë e mundur, të parandalojë pasojat e dëmshme ose të parandalojë vazhdimin e pasojave të dëmshme nga veprimi ose praktika e sinjalizimit të dyshuar. Sipas ligjit, çdo pale pjesëmarrëse në hetimin administrativ i garantohet një proces i rregullt në pajtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, dhe pala: 1) mund të japë deklaratë me shkrim; 2) mund të paraqesë prova ose opinione; 3) mund të konsultohet me dosjen e hetimit; 4) ka të drejtë të dëgjohet në lidhje me pretendimet e tij. Në fazën e hetimit administrativ, Agjencia kundër Korrupsionit/ Inspektorati i Punës shqyrton dhe vlerëson pretendimet e ngritura nga sinjalizuesi si dhe mund të kërkojë informacion shtesë dhe dokumente relevante, të urdhërojë inspektime ose të marrë deklaratë nga personat në dijeni për çështjen, si dhe të konsultohet me ekspertë të fushës përkatëse. Në hetimin administrativ mund të marrë pjesë sinjalizuesi dhe personi i tretë për të cilin besohet se ka dijeni për rrethanat e sinjalizuara apo posedon dokumentacion relevant. Në rastet e sinjalizimit të jashtëm në sektorin publik zhvillohet një procedurë hetimi paraprak përpara hetimit administrativ. Sipas ligjit, procedura e hetimit administrativ të sinjalizimit përfundon sa më shpejt që është e mundur, por në çdo rast, jo më vonë se 45 ditë nga momenti i raportimit të informacionit të sinjalizuar, përveç se kur nga rrethanat e rastit kërkohet shtyrja e afatit. Afati nuk mund të shtyhet më shumë se edhe 45 ditë të tjera. Agjencia Kundër Korrupsionit/Inspektorati i Punës është i detyruar të njoftojë sinjalizuesin për rezultatin e procedurës, pas përfundimit të procedurës. Sipas ligjit, nëse sinjalizuesi nuk informohet mbi rezultatin e procedurës, ligji parasheh gjobë në lartësi nga 500 deri në 20.000 euro. Sipas ligjit, nëse në përfundim të procesit të hetimit administrativ të sinjalizimit, rezulton se veprimi ose praktika e dyshuar e sinjalizuar përbën ose mund të përbëjë një shkelje ligjore sipas ligjit, Agjencia kundër Korrupsionit/Inspektorati i Punës vë në dijeni organin kompetent. Për shembull, nëse në përfundim të hetimit administrativ rezulton se është kryer një shkelje disiplinore, do të njoftohet organi kompetent për zhvillimin e procedurës disiplinore. Nëse rezulton se është kryer vepër penale, atëherë do të njoftohet Prokurori i Shtetit etj. Çdo dispozitë në një marrëveshje është e pavlefshme nëse synon të: 1) Ndalojë ose kufizojë raportimin apo shpalosjen në interes publik; 2) Përjashtojë ose kufizojë zbatimin e ndonjë dispozite të këtij ligji; 3) Pengojë një person për të filluar ndonjë procedurë në bazë të këtij ligji; 4) Pengojë një person për të filluar ndonjë procedurë për shkelje të kontratës në lidhje me çdo gjë që bëhet si pasojë e raportimit apo shpalosjes së informatave në interes publik. Për pengim të sinjalizimit, gjykata kompetente shqipton gjobë prej pesëqind (500) euro deri në njëzetmijë (20.000) euro për institucionin publik apo subjektin privat si dhe autoritetin kompetent përkatës (Agjensia Kundër Korrupsionit dhe Inspektorati i Punës). Këto dënime aplikohen nëse: Për të njëjtat shkelje (me përjashtim të detyrimit për të njoftuar sinjalizuesin për rezultatin e procedurës) zyrtari përgjegjës mund të gjobitet me 300 deri në 2.000 euro. Nëse zyrtari përgjegjës është recidivist, ndaj tij mund të shqiptohet gjobë deri në 4.000 euro. Shpalosja publike mund të bëhet në media, tek organizatat joqeveritare, përmes internetit, në një mbledhje publike, ose në ndonjë mënyrë tjetër që e bën informacionin publik. Sinjalizuesi i cili shpalos informacionin tek publiku në pajtim me këtë ligj, është i obliguar të respektojë parimin e prezumimit të pafajësisë të personit të akuzuar, të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të mos pengojë zhvillimin e procedurave gjyqësore.