Mbështetje ligjore për sinjalizuesit
Ligji Nr.111/2017 për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti, përcakton format, kushtet, procedurën dhe rregullat për organizimin dhe administrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, me qëllim mbrojtjen e të drejtave themelore të individit dhe interesave të ligjshëm të tij. “Ndihmë juridike” është shërbimi juridik falas dhe shërbimet e tjera të parashikuara në ligj, për personat që përmbushin kriteret e këtij ligji, të cilat garantohen dhe financohen nga shteti. Ndihmë juridike ju ofrohet shtetasve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme si dhe kategorive vulnerabël, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre si më poshtë: Ligji nuk përcakton nëse sinjalizuesi kualifikohet për ndihmë ligjore. Nëse një person, i cili sinjalizon mbi një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni, ka të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme ose i përket ndonjërës prej kategorive të veçanta të përmendura më sipër, i ofrohet ndihmë juridike falas. Ndihma juridike ofrohet nga punonjës me trajnim të posaçëm, organizata jofitimprurëse dhe nga klinikat ligjore të ngritura pranë institucioneve të arsimit të lartë. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqen zyrtare Web të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas NDIHMAJURIDIKE.GOV.AL si dhe në faqen zyrtare Web të Ministrisë së Drejtësisë DREJTESIA.GOV.AL.
PARTNERSALBANIA.ORG.