Mbështetja juridike për sinjalizuesit?

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në Kosovë, ofron ndihmë juridike në çështjet e procedurës civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse. Përfitues të ndihmës juridike falas nga kjo Agjenci mund të jenë personat të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për Ndihmë Juridike Falas. Sinjalizuesit nuk janë një kategori që përfiton automatikisht nga ndihma juridike falas. Për të marrë ndihmën juridike falas, ata duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për Ndihmën Juridike Falas, të cilat janë kriteret e kualifikimit, kriteret financiare dhe kriteret ligjore.

Ndihmë Juridike në këtë fushë ofron edhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi. Kjo qendër ofron ndihmë juridike falas për sinjalizuesit e rasteve të korrupsionit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë. Ndihma juridike falas që ofrohet nga kjo qendër përfshinë, por nuk kufizohet në ofrimin e këshillave ligjore lidhur me të drejtat dhe obligimet e sinjalizuesve, dhënien e këshillave apo përfaqësimin me avokat në rast të shkeljes së të drejtave të sinjalizuesve dhe formave tjera që kanë për qëllim promovimin dhe respektimin e të drejtave të sinjalizuesve qoftë pranë organeve administrative apo gjyqësore.

Informata të përgjithshme në Faqen Zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, të disponueshme në:
KRYEMINISTRI.RKS-GOV.NET

Udhëzues për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i disponueshëm në: 
ZKA-RKS.ORG  

Manual për Zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i disponueshëm në:
FIT-KS.ORG   

“Sinjalizuesit e Korrupsionit” (Video), i disponueshëm në:

 

Sinjalizues ligji të mbron ep.01 (Video), i disponueshëm në:

 

Sinjalizues, Ligji të mbron (Video), i disponueshëm në:

 

Bëhu sinjalizues/ Become a Whistleblower (Video), i disponueshëm në: